Shkencëtarët sjellin testin e ri: Për 5 minuta zbulojmë nëse keni pirë hashash në 12 orët e fundit

Një test i bazuar në pështymë mund të zbulojë nëse dikush ka konsumuar marihuanë në 12 orët e fundit, dhe madje të sigurojë nivelet e përqendrimit të drogës, me rezultate në më pak se 5 minuta.

Testi i kanabisit me veprim të shpejtë është më pak invaziv dhe shumë më i shpejtë sesa testet e spektrometrisë masive të kromatografisë me gaz (GC-MS) që përdorin mostra gjaku ose urine dhe mund të duhen disa ditë për t’u lexuar.

Shkencëtarët, të udhëhequr nga Profesori i Asociuar Hako Li i Shkollës së Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe Spitali i Përgjithshëm i Masaçusetsit, të cilët botuan studimin në revistën amerikane Science Translational Medicine, testuan testin në 43 përdorues të kanabisit.

Testi zbulon drejtpërdrejt në pështymën e përdoruesve substancën kryesore psikoaktive të kanabisit, tetrahidrokanabinolin (THC). Sipas studiuesve, nevojitet një test i saktë dhe i shpejtë i kanabisit, pasi ky i fundit po bëhet më i përhapur dhe ka gjasa që në shumë vende të lejohet për përdorim mjekësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *