Shkencëtarët zbulojnë një objekt ‘të frikshëm’, të panjohur në Rrugën e Qumështit

Shkencëtarët australianë kanë bërë me dije se kanë zbuluar një objekt rrotullues të panjohur në Rrugën e Qumështit, në galaktikën ku gjendet sistemi ynë diellor.

Nga të dhënat që ato disponojnë pretendojnë se një objekt i tillë nuk është zbuluar më parë. Mediat e huaja bëjnë me dije se objekti fillimisht u zbulua nga një student dhe është parë se ka liruar një shpërthim të madh të radio-energjisë, që ka zgjatur për një minutë të plotë, dhe ka ndodhur çdo 18 minuta.

Objekte që lëshojnë energji në Univers dokumentohen shumë shpesh. Por, hulumtuesit thanë se është shumë e pazakonshme që një objekt të lëshojë energji për një minutë të plotë.

Ekipi i shkencëtarëve tha se po kryen hulumtime të mëtejme për të kuptuar se pse ka ndodhur kjo. Objekti fillimisht u zbulua nga studenti i Universitetit Curtin, Tyrone O’Doherty. Ai kishte përdorur një teleskop dhe një teknikë të re, që e ka zhvilluar vetë, kur e ka detektuar këtë objekt.

Ndërkohë objektet që ndizen dhe fiken në Univers nuk janë gjë e re për astronomët. Ata përdorin termin “transients” për këto objekte.Por, lirimi i energjisë për një minutë të plotë nga objekti i zbuluar ishte diçka “e çuditshme”, tha astrofizikantja, Gemma Anderson.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *