Shkodër, 36-vjeçari hyn në një dyqan dhe grabit paratë, kapet në flagrancë nga policia

shkoder 36 vjecari hyn ne nje dyqan dhe grabit parate kapet ne flagrance nga policia
shkoder 36 vjecari hyn ne nje dyqan dhe grabit parate kapet ne flagrance nga policia

Një 36-vjeçar u kap në flagrancë nga policia e Shkodrës teksa tentoi të grabiste me dhunë një shumë parash t’i marrë paratë punonjëses së një dyqani.

Gjithashtu, policia tha se janë sekuestruar 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.

Reagimi:

Tentoi t’i merrte me dhunë, një shumë parash, shitëses së një dyqani, ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, parandalon vjedhjen.

Kapet në flagrancë brenda në dyqan, nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe të Policisë Rrugore, të planëzuara në shërbim në këtë zonë, 36-vjeçari.

Sekuestrohen 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte me dhunë.

Mesditën e sotme, punonjësit e Policisë të planëzuara me shërbim në terren, për goditjen e paligjshmërive dhe rritjen e parametrave të sigurisë, kanë konstatuar një shtetas që kishte hyrë në dyqanin e një kompanie telefonike dhe po tentonte t’i merrte me dhunë një shumë parash, punonjëses së dyqanit.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe shërbimet e Policisë Rrugore që ishin me shërbim në këtë zonë, për të parandaluar vjedhjen dhe për të vënë në pranga autorin.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është kapur në flagrancë dhe është vënë në pranga autori i vjedhjes, shtetasi: B. K., 36 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu u sekuestruan 32 500 lekë të rinj që ky shtetas tentoi t’i merrte në dyqan.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts