Shkolla e fshatit Funarës në Librazhd e shkatërruar, prindërit në protestë: Nuk i çojmë më fëmijët të bëjnë mësim në bodrume dhe lokale, të rindërtohet

shkolla e fshatit funares ne librazhd e shkaterruar prinderit ne proteste nuk i cojme me femijet te bejne mesim ne bodrume dhe lokale te rindertohet
shkolla e fshatit funares ne librazhd e shkaterruar prinderit ne proteste nuk i cojme me femijet te bejne mesim ne bodrume dhe lokale te rindertohet

Ndonëse prej tre ditësh ka nisur viti i ri shkollor për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, fëmijët e fshatit Funarës në Librazhd nuk kanë shkuar në shkollë dhe ende nuk e kanë marrë lapsin në duar për të shkruar.

Shkak është mungesa e shkollës, pasi aktualja është jashtë funksioni pasi u dëmtua në tërmetin e 2019. Një pjesë e fëmijëve ka shkuar në Librazhd për të ndjekur mësimin në shkolla të tjera, ndërsa pjesa më e madhe nuk kanë pranuar të vijojnë mësimin në ambiente alternative si vitet e kaluara, siç janë lokale apo bodrume etj.

Grupi i News24 dhe gazetari Osman Stafa ka ndjekur protestën e prindërve dhe ka parë nga afër shkollën ekzistuese, të cilës i është vënë kyçi nga autoritetet për shkak të dëmtimeve nga tërmeti dhe nuk mund të zhvillohet mësim si dhe ambientet që përdoren aktualisht.

Për shkollën ekzistuese u mor vendimi për ta mbyllur, deri në një moment të dytë kur të vendosej se çfarë do bëhej me shkollën, nxënësit do zhvillonin mësim në ambiente alternative. Prindërit kanë pranuar fillimisht, por kjo situatë vijon prej 4 vitesh dhe ata tashmë kërkojnë shkollën për të çuar fëmijët e tyre.

Mësuesit nuk janë në protestë me prindërit. Drejtori i shkollës ka bërë kërkesa dhe njoftime të vazhdueshme për autoritetet, por nuk janë marrë masa.

“Shkolla më e afërt është 4 km.Meqë ka kaq vite që na gënjejnë ne nuk do t’i çojmë fëmijët në shkollë. Nuk pranojmë asnjë kompromis tjetër, duam të bëhet funksionale shkolla”, thanë prindërit.

Një tjetër deklaroi se fëmijët kanë mungesë të theksuar njohurish pasi klasat janë bashkuar.

“Niveli i arsimit është copë-copë sepse bëjnë mësim në klasa të bashkuara. Fëmijët tanë janë analfabetë”, tha një nënë.

“Gjithë pensionin e kam lënë për nipat. Kanë marrë shtëpi me qira dhe rrinë në Librazhd. Çfarë të them. Shkolla është komplet jashtë kushteve”, u shpreh një gjyshe.

“Kam dy fëmijë, nuk i sjell dot në shkollë. Nuk po kërkojmë gjë për vete, as punë. Do marrim rrugët, por për fëmijët shkolla duhet”, tha një tjetër prind.

Ndërsa një mësuese pranoi situatën problematike dhe tha se prindërit kanë të drejtë, por se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë.

“Kam 40 vjet mësuese këtu. Jam ndjerë shumë keq ditën e parë kur nuk kisha asnjë nxënëse dhe nuk përjetuam asnjë emocion. Ambientet ku jemi janë të papërshtatshme, janë skandaloze, por ama fëmijët pa shkollë nuk mund të rrinë. Unë kam ardhur dhe ditët e pushimit me kolegët për të sistemuar klasën.

Këtu kam 6 nxënës të klasës së parë. Prindërit kanë të drejtë dhe ne i mbështesim, por fëmijët duhet të mësojnë, puna nga ne nuk mungon”, tha një mësuese.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts