Shkon mbi 155 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në botë, gjendja në Indi alarmante

Ka shkuar mbi 155 milionë, numri i personave të infektuar me koronavirus në botë.

Saktësisht, sipas “World Meter”, në mbarë globin, që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me Covid, plot 155 216 570 njerëz.

Ndërsa, numri i të vdekurve për shkak të infeksionit të koronavirusit ka shkuar në rrafsh global në 3 244 686 individë.

Kurse, janë shëruar tashmë nga Covid, në mbarë globin,

132 643 782 persona.

Shteti me më shumë të infektuar në glob është SHBA, pasuar nga India, Brazili, Franca, Turqia, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Italia etj.

Autoritetet globale të shëndetësisë kanë ngritur alarmin për rastet e infeksioneve dhe të fataliteteve në Indi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *