Shkon mbi 812 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 812 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 905 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 812 mijë e 69.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 51,54 milionë, me 271.031 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,24 milionë raste të konfirmuara dhe 75.958 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 241 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 204 milionë dozën e dytë dhe mbi 63 milionë kanë marrë tre doza.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.