Shkon në 70 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

18:57 16/08/2021

Autoritet deklarojnë se 47 persona rezultojnë të zhdukur

Përmbytjet e mëdha që përfshinë qytetet në provincat turke të Detit të Zi kanë shkaktuar 70 viktima deri më tani  ndërsa 47 persona rezultojnë të zhdukur.

Përmbytjet javën e kaluar sollën kaos pasi ujërat e përrenjve dëmtuan dhjetëra makina shkatërruan ndërtesa dhe ura,  bllokuan rrugët dhe dëmtuan infrastrukturën e energjisë elektrike.

Pamjet me dron të siguruara nga Reuters tregojnë  dëmet e mëdha  në qytetin e Bozkurt në provincën Kastamonu, ku ekipet e shpëtimit kontrolluan për të prekurit  në ndërtesat e rrënuara.

Më shumë se 2,000 njerëz janë  evakuuar nga zonat e prekura, disa me ndihmën e helikopterëve dhe anijeve,

Metorologët paralajmërojnë  përmbytje të mëtejshme për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Më herët Turqia u përball me zjarre të mëdha qe përfshinë të gjithë vendin.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *