Shkon në vendngjarje për aksidentin, policia bën zbulimin e pabesueshëm në një shtëpi

21:12 20/07/2021

Një fermë kanabisi u zbulua brenda një shtëpie në Cardiff të Britanisë, aksidentalisht, pasi një makinë u përplas me murin e saj.

Policia shkoi në vendin e aksidentit në lagjen Cathays orët e para të mëngjesit të së hënës, por shumë shpejt kuptoi se aksidenti rrugor kishte zbuluar një krim serioz. Makina kishte dalë nga rruga dhe ishte përplasur me murin e një shtëpie në rrugën Cranbrook, duke ekspozuar rreshta të tërë me bimë kanabisi.

Vetë policia e Uellsit Jugor që postoi një foto të makinës së përplasur me murin e shtëpisë dhe foto të kanabisit brenda saj, ndërsa shkruajti: “Si për habi, i zoti i shtëpisë nuk ishte brenda. Nëse kanë dëshirë mund të na kontaktojnë që të bisedojmë pak se çfarë kishte brenda”.

Mbetet e paqartë në pronësi të kujt ishte kjo banesë dhe droga e gjetur brenda saj, megjithatë sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike The Independent, shtëpia ishte përshtatur me të gjitha kushtet për kultivimin e kanabisit në sasi të mëdha./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *