Shkon të vendosë panelin diellor në një biznes, ngacmon seksualisht punonjësen. Arrestohet 54 vjeçari në Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 25-vjeçare. 

Burimet bëjnë të ditur se vajza e ngacmuar seksualisht është nga Mokra e Pogradecit. Sipas Policisë vajza ka humbur ndjenjat në vendin e punës. Pasi ka shkuar në spital, ajo është përmendur dhe është marrë në pyetje.

Vajza ka deklaruar në polici se është ngacmuar seksualisht nga shtetasi Arjan Mema. Ky i fundit është akuzuar edhe më parë për ngacmim seksual.

Mësohet se e reja vuante nga problemet e epilepsisë dhe në momentin e ngacmimit ajo ka kaluar një krizë epileptike. 25 vjeçarja është ngacmuar nga Arian Mema në momentin që ky i fundit po montonte një panel diellor në subjektin ku vajza punonte prej disa kohësh.

Sipas të dhënave Arian Mema është proceduar edhe më hërët penalisht për lidhje të kundraligjshme të ujit. Gjithashtu Mema ka qënë i akuzuar dhe për shkelje të detyrës kur ka qënë inspektor në Drejtorinë e Tatimeve Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts