Shkrirja e akullnajave në Alpe/ 180 liqene të reja të krijuara në Zvicër brenda një dekade

Shkrirja e akullnajave në Alpe ka krijuar 180 liqene të reja akullnajore në Zvicër brenda vetëm 10 viteve.

“Midis 2006 dhe 2016, zona e mbuluar nga uji u rrit me rreth 150 000 metra katrorë (15 hektarë) në vit, provë e dukshme e ndryshimit të klimës në Alpe”, raportoi sot Instituti federal zviceran i Shkencës dhe Teknologjisë Ujore (EAWAG).

Instituti ka përpiluar, për herë të parë, një inventar të të gjitha liqeneve akullnajorë të formuara që nga fundi i të ashtuquajturës Epoka e Vogël e Akullnajave në mes të shekullit XIX.

Rreth vitit 1850, akullnajat alpine arritën shtrirjen e tyre më të madhe në kohët moderne.

“Midis 1850 dhe 2016, zona e liqeneve akullnajore u rrit me një mesatare prej rreth 40 000 metra katrorë (4 hektarë) në vit, me një prirje të fortë ngritëse në vitet e studimit më të fundit, 2006 deri në 2016”, tha bashkautori i studimit, Nico Moelg.

Lista përfshin gjithsej 1 200 liqene të reja, 187 prej të cilave më pas janë mbushur nga sedimentet e transportuara nga akullnajat. Në vitin 2016, zona e të gjitha liqeneve akullnajore ekzistuese ishte rreth 620 hektarë.

Për të kryer hulumtimin e tyre, shkencëtarët analizuan të dhënat që datojnë që nga mesi i shekullit XIX, si edhe fotografitë ajrore të bëra që nga mesi i shekullit XX.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *