Shkronja “Z” mund të bëhet vepër penale në Gjermani

13:30 28/03/2022

I kemi parë shpesh mjetet ushtarake të Rusisë në Ukrainë që kanë të mbishkruar shkronjën “Z”, si një simbol për të mos u ngatërruar gjatë luftimeve.

Nisur nga ky rast, shkronja “Z” mund të sanksionohet si vepër penale në Gjermani.

BBC raporton se në Gjermani personat që shfaqin simbolin “Z” në mbështetje të pushtimit rus mund të ndiqen penalisht.

Edhe vetë Ministria e Brendshme e Gjermanisë e ka konfirmuar rastin. Madje, autoritetet në Berlin, Bavari dhe Saksoni kanë thënë se do të ndëshkojnë akte të tilla.

“Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës është një akt kriminal dhe kushdo që e mbështet publikisht, mund të jetë përgjegjës për ndjekje penale”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.