Shkrumboi mbi 700 shtëpi 3 vite më parë, shpërthen sërish vullkani Kilauea në Hawai

Vullkani Kilauea i Hawait ka shpërthyer ditën e sotme. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) mësohet se shpërthimi nuk përbëu asnjë rrezik të për banorët.

Ndërkohë pamje nga mediat tregonin ‘shatërvane’ lavë që mbulonin dyshemenë e kraterit dhe lëshonin retë e gazit vullkanik që ngriheshin në ajër.

Kilauea, e vendosur në Ishullin e Madh të Hawait, është një nga vullkanet më aktivë në botë. Kishte një shpërthim të madh në 2018 që shkatërroi më shumë se 700 shtëpi dhe zhvendosi mijëra banorë. Para atij shpërthimi, vullkani kishte shpërthyer ngadalë për dekada të tëra, por kryesisht jo në zona të banuara me popullsi të dendur.

E njëjta zonë e vullkanit që filloi të shpërthejë të mërkurën gjithashtu shpërtheu në dhjetor dhe zgjati deri në maj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *