Shkuan për ta arrestuar, ish i dënuari qëllon me armë drejt efektivëve! Vriten 3 pjesëtarë të forcave të rendit në Karolinën e Veriut dhe autori i dyshuar

shkuan per ta arrestuar ish i denuari qellon me arme drejt efektiveve vriten 3 pjesetare te forcave te rendit ne karolinen e veriut dhe autori i dyshuar































Tre oficerë të forcave të rendit u vranë dhe katër të tjerë u plagosën në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut, dhe një i dyshuar u gjet i vdekur, tha policia e këtij shteti të hënën.

e
Shefi i Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg, Johnny Jennings tha në një konferencë për shtyp se tre oficerët që u vranë ishin pjesë e një ekipi federal të përbërë nga oficerë të disa agjencive të shumta.

“Sot është një ditë absolutisht tragjike për qytetin Charlotte dhe për organet e rendit”, tha shefi i policisë Jennings. “Sot ne humbëm heronj që punonin për të mbajtur komunitetin tonë të sigurt”, tha ai.

Oficerët e vrarë kishin shkuar për të arrestuar një ish-të dënuar për armëmbajtje të paligjshme. Ata mbërritën në banesën ku ndodhej i dyshuari dhe ai hapi zjarr ndaj oficerëve, tha zoti Jennings.

Ata iu përgjigjën zjarrit duke vrarë të dyshuarin në oborrin e shtëpisë. Më pas në drejtim të oficerëve u hap nga brenda shtëpisë.

Pas një shkëmbimi të tensionuar, një ekip i forcave speciale SWAT hyri në shtëpi dhe mori në ndalim dy persona që ndodheshin brenda.

Zoti Jennings tha se besohet se të paktën njëri prej tyre kishte qëlluar mbi oficerët. Përveç tre oficerëve të vrarë, Jennings tha se katër pjesëtarë të Departamentit të Policisë Charlotte-Mecklenburg që shkuan në vendin e ngjarjes, u qëlluan. Një oficer është në gjendje kritike, tre të tjerët janë në gjendje të qendrueshme./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Spread the love

Similar Posts