“Shmangni përshkallëzimin e tensioneve”, Kina kërkon që palët të ruajnë qetësinë pas sulmit me raketa në Poloni

shmangni pershkallezimin e tensioneve kina kerkon qe palet te ruajne qetesine pas sulmit me raketa ne poloni
shmangni pershkallezimin e tensioneve kina kerkon qe palet te ruajne qetesine pas sulmit me raketa ne poloni

Pas shpërthimit të raketës që vrau dy persona në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, Kina ka bërë thirrje për qetësi.

BBC shkruan se zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Mao Ning në një konferencë shtypi tha se të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë.

“Në situatën aktuale, të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës”, tha Ning.

Më herët Franca ka kërkuar që palët të tregojnë kujdes maksimal pas deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden se raketa mund të mos ishte lëshuar nga Rusia.

Nga ana tjetër kryeministri britanik ka kërkuar të zhvillohet një hetim më i thelluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts