Shoigu rishfaqet pas rebelimit të grupit Wagner

shoigu rishfaqet pas rebelimit te grupit wagner
shoigu rishfaqet pas rebelimit te grupit wagner

[embedded content][embedded content]

17:00 26/06/2023

Liderët rusë shmangin komentet për trazirat e të shtunës

Pavarësisht se rebelimi i të Shtunës i luftëtarëve të grupit famëkeq Wagner kishte në shenjestër atë dhe kastën ushtarake, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu u shfaq për të parën herë, duke vizituar zonat ku stërviten trupat ushtarake të rajoneve perëndimore të Rusisë.

Pamjet u publikuan nga kanali televiziv i ministrisë së Mbrojtjes ruse Zvezda, por ato ishin pa zë duke ngjallur spekulime për periudhën se kur mund të jenë filmuar. Në media të ndryshme kanë qarkulluar informacione se Shoigu ishte vendosur në izolim pas rebelimit.

Për herë të parë pas rebelimit Wagner u shfaq këtë të Hënë edhe presidenti Putin në një fjalim ku nuk përmendej fare kjo situatë. Shefi i Kremlinit nuk e ka bërë asnjë koment deri më tani, për marrëveshjen që çoi në ndërprerjen e rebelimit brenda të Shtunës, që u ndërmjetësua nga presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko.

Jevgeni Prigozhin tashmë strehohet në Bjellorusi, pasi në autoritetet ruse kanë ngritur akuza penale ndaj tij. E teksa liderët në Rusi po shfaqen hermetikë me deklaratat, liderët perëndimorë janë të bindur se kasta sunduese në Moskë është thellësisht e përçarë dhe këtë e tregoi edhe rebelimi i njeriut që konsiderohej krahu i djathtë i Putinit.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts