Shoku i rritjes së çmimeve, më i rëndë se në vitet ’70

shoku i rritjes se cmimeve me i rende se ne vitet 70
shoku i rritjes se cmimeve me i rende se ne vitet 70

17:10 29/03/2022

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Kriza do rrisë inflacionin

Rritja e çmimeve të energjisë prej sulmit rus në Ukrainë po e zhyt ekonominë britanike në një krizë të paprecedentë. Paralajmërimi vjen nga guvernatori i Bankës së Anglisë Endrju Beilli, i cili duke folur në një takim ekspertësh në Bruksel tha se kriza e çmimeve do të më rëndë se kurrë më parë konsumatorët britanikë.

Andrew Bailey:Ky shok i shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë do të jetë edhe më i rëndë se ai i viteve ’70. Pres që kjo krizë të godasë kërkesën dhe të shkaktojë rritje të inflacionit.

Kriza e viteve ’70 që Beilli merr për referencë u shkaktua nga rritja e inflacionit deri në 23%. Kriza u shkaktua nga sanksionet që vendet e OPEC-ut i vunë Britanisë së Madhe për shkak të qëndrimit në mbështetje të Izraelit në Luftën e Jom Kipurit. Ndërsa me sanksionet që perëndimi i ka vendosur Rusisë, inflacioni në Britaninë e Madhe parashikohet të arrijë deri 30% dhe pasojat sipas guvernatorit, mund të zgjasin deri në 2 vite. Për pasojë, ekspertët kanë përgjysmuar në 3.8% parashikimin për rritjen e të ardhurave për familjet britanike. Beilli thotë se Britania e Madhe dhe Eurozona po përballen me të njejtat pasoja të krizës pasi varen njëlloj nga importi i gazit nga Rusia. Ndikimi negativ është më i ulët në Shtetet e Bashkuara që janë vend prodhues i gazit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts