Shokuese/ Një burrë përdhunon, vret e më pas djeg 9-vjeçaren indiane, ja si u justifikua para prindërve të saj

Tronditëse është ajo që ka ndodhur në Indi.

Një 9-vjeçare nga Delhi, thuhet se është përdhunuar, vrarë e më pas djegur nga një person, i cili i tha prindërve të saj se vajza vdiq si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Policia nuk e besoi këtë version dhe nisi menjëherë hetimet, ku zbuloi të gjithë të vërtetën.

Radhey Shyam, një i njohur i familjes i ka thënë nënës së vajzës, se vogëlushja ka ndërruar jetë teksa pinte ujë pranë kabllove të energjisë së lartë.

Mirëpo kur nëna konstatoi trupin e të bijës, pa që ajo kishte disa shenja në trup, që dëshmonin se ajo ishte dhunuar më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *