“Shoot first, ask later”, policia vret 17-vjeçarin që i kishte drejtuar armën lodër kalimtarëve

21:11 20/10/2021

Policia në Florida qëlloi për vdekje një adoleshent fundjavën që lamë pas, i cili i kishte drejtuar kalimtarëve armën, që më vonë rezultoi se në fakt bëhej fjalë për armë lodër…

Sipas asaj që shkruan The Independent, oficerët shkuan në Tarpon Springs mbrëmjen e së shtunës pas raportimeve se një person që dukej se në dorë mbante një armë të ngjashme me AK-47, po ia drejtonte atë makinave që kalonin, në një prej rrugëve më të populluara.

Pasi i bënë thirrje që të ulte armën, dy oficerë e qëlluan 12 herë 17-vjeçarin Alexander King. Ai humbi jetën më vonë gjatë asaj nate në spital.

Në një konferencë për gazetarët, kreu i departamentit të policisë atje tha se dy oficerët kishin qëlluar në drejtim të adoleshentit nga frika për “jetën e tyre dhe të tjerëve. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë tek oficerët tanë dhe familjet e tyre, që do të duhet të përballen me pasojat e kësaj ngjarjeje”.

Si pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të policëve, ashtu edhe në pamjet e kapura nga kalimtarë të rastit, tregojnë se King iu kthye oficerëve duke iu bërtitur: “Më qëlloni”.

Për ngjarjen autoritetet kanë nisur hetimet, ndërsa dy oficerët janë pezulluar nga detyra. 17-vjeçari që mbeti i vrarë kishte precedentë të shumtë penale në të shkuarën.

Në 2014-n, policia në Ohio qëlloi për vdekjen 12-vjeçarin Tamir Rice, i cili mbante në dorë një pistoletë lodër teksa po luante në një parking. Ngjarja i dha më shumë jetë lëvizjes “Black Lives Matter”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *