Shoqatat e gazetarëve gjermanë kërkon veprime kundër softuerit spiun izraelit

Shoqatat e gazetarëve gjermanë kanë kërkuar sqarime dhe kundër-masa pas zbulimeve në lidhje me përdorimin e një softueri spiun të bërë nga Izraeli kundër aktivistëve dhe fotoreporterëve.

Duke folur për “skandalin e paparë të mbikëqyrjes”, kreu i Federatës Gjermane të Gazetarëve (DJV), Frank Ueberall, tha se autoritetet do të duhet të sqarojnë nëse softueri famëkeq ‘Pegasus’ nga kompania izraelite ‘NSO’ gjithashtu është përdorur kundër gazetarëve gjermanë.

Kompania izraelite e akuzuar për furnizimin e ‘spyware’-ve të qeverive është lidhur me një listë prej dhjetëra mijëra numrash telefoni, përfshirë ato të aktivistëve, gazetarëve, drejtuesve të biznesit dhe politikanëve në të gjithë botën.

Grupi NSO dhe softueri, që i aftë për të ndezur kamerën ose mikrofonin e një telefoni dhe për të vjedhur të dhënat e tij, kanë qenë në krye të lajmeve që nga viti 2016 kur studiuesit e akuzuan atë për ndihmën e spiunimit të një disidenti në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, kryetarja e Unionit Gjerman të Gazetarëve (dju), Monique Hofmann, bëri thirrje për kufizime në eksportin e teknologjisë së mbikëqyrjes.

“Shtetet autoritare përdorin ‘Pegasus’ për të heshtur zërat kritik dhe të kundërshtarëve. Softueri spiun nuk duhet të furnizohet në vendet ku vazhdimisht shkelen të drejtat e njeriut”, tha Hofmann.

NSO pretendon se softueri u është shitur vetëm “agjencive të zbatimit të ligjit dhe shërbimeve sekrete të qeverive me qëllimin e vetëm për të shpëtuar jetën e njerëzve duke parandaluar krimet dhe aktet e terrorizmit”.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *