Shoqërimet e protestuesve, Flamur Noka nga komisariati: I bëj thirrje Ramës t’i lërë lojërat, demokratët hapën dyert e shtëpisë së tyre








Një grup deputetësh mbështetës së Sali Berishës ishin sot në mbrëmje në komisariatin numër 1, aty ku janë të shoqëruar rreth 20 demokratë. Në një prononcim për mediat, deputeti Flamur Noka i bëri thirrje kryeministrit Rama që t’i lërë lojërat, pasi nuk mund të arrestohen demokratë që duan të hyjnë në shtëpinë e tyre.

Noka u shpreh se me veprimet e tij, Rama sot tregoi se është edhe kryeministër edhe kreu i opozitës. Deputeti i PD akuzoi Ramën dhe Bashën se e shndërruan shtëpinë e demokratëve në bunker.

“Në komisariatin 1 janë 20 demokratë qytetarë të këtij vendi të ndaluar deri më tani të shoqëruar për të vetmen faj sepse ata kanë trokitur dhe kanë hapur dyert e shtëpisë së tyre. Ky është faji i vetëm. Por Edi Rama i vendosur për të emëruar edhe opozitën bëri dhunë dhe gjak mbi demokratët sepse pengu duhet mbajtur aty i burgosur në bunkerin që kanë krijuar bashkë dhe demokratët duhen ndaluar të jenë opozitë sipas tij. Nuk kishte gjë më të dhimbshme për këta demokratë që janë prapa hekurave kur kanë parë shtëpinë e tyre të shndërruar nga pengu dhe nga Edi Rama në bunker.

Revolta ka bërë që ata të bëjnë gjithçka për të hyrë në shtëpinë e tyre. Nuk ka Edi Ramë apo peng të tij që të ndalojë demokratët të hyjnë  në shtëpinë e tyre.

Edi Rama sot tregoi se është edhe kryeministër edhe kreu i opozitës.

I bëj thirrje të ndalojë lojërat, duke arrestuar demokratët që shkuan te shtëpia e tyre. Në Shqipëri nuk mund të ketë demokraci të kontrolluar, në Shqipëri do të ketë një opozitë që do të përfaqësojë demokratët. Pengun Rama le ta marrë në Surrel, por shtëpia do ti kthehet demokratëve.

Sot regjimi tregoi atë fytyrën e tij, banditë brenda selisë duke mbrojtur pengun bashkë me gardistet”, tha Flamur Noka.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *