Shorti i vë përballë edhe në Kupë/ Një sezon për rekord, drejt 16 ndeshjeve derbi








Sezoni 2021-2022 pritet të vendosë një rekord absolut në futbollin shqiptar sa u përket ndeshjeve derbi të kryeqytetit. Pas rikthimit të Dinamos në elitë, u shtuan edhe 8 ndeshje të tjera derbi. Pra, në “Abissnet Superiore” nuk do të ketë vetëm Tirana-Partizani, por edhe Tirana-Dinamo dhe Partizani-Dinamo.

Derbi55

Mirëpo, sikur të mos mjaftojnë 12 ndeshjet mes kryeqytetasve në kampionat, skema e paracaktuar nga FSHFja për Kupën e Shqipërisë bën që në turin e dytë të përballen në derbi Dinamo-Tirana. Kësisoj, në këtë moment është e sigurt që do të kemi 14 derbe, por shanset janë të mëdha që numri i tyre të shtohet në 16.

Për këtë është sërish skema e kupës që avantazhon dy përballje të tjera mes ekipeve nga kryeqyteti. Fituesi i çiftit Dinamo-Tirana në turin e dytë, do të përplaset në çerekfinalen e Kupës me Partizanin ose Besëlidhjen. Të kuqtë janë dukshëm favoritë për të kaluar lezhjanët, paçka se në sezonet e fundit janë surprizuar dy herë nga Besëlidhja.

Me kualifikimin e mundshëm të të kuqve, atëherë është e sigurt që numri i derbeve këtë sezon shkon në plot 16 ndeshje, si kurrë më parë në historinë e futbollit shqiptar. Me ndryshimin e strukturës së kampionatit, duke u bërë me 10 skuadra, prej shtatë vitesh ekipet përballen brenda një kampionati nga katër herë me njëra-tjetrën.

Në këtë edicion të kupës, ndryshe nga ai i sezonit të kaluar, skuadra do të luajnë me sistemin vajtje-ardhje. FSHF riktheu skemën e vjetër, duke mos vazhduar me ndeshje teke, që u përdorën në periudhën e pandemisë. Shorti në kupë rikthehet vetëm në turin gjysmëfinal, ndërsa raundet e tjera janë të gjithë në bazë të skemës së paracaktuar.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *