Shorti në Ligën e Konferencës/ Dy derbi shqiptarësh! Rivalë të kalueshëm për Partizanin, Laçin dhe Vllazninë






Tetë skuadrat shqiptare kanë mësuar kundërshtarët për raundin e parë në Ligën e Konferencës. Shorti i hedhur ne Nion të Zvicrës ka vendosur Laçin përballë malazezëve të Pogdoricës.

EUROPANdeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. Partizani ka peshkuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia pas 10 viteve jashtë Europe, rikthehet të luajë dhe kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”.

Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja.

SHORTI:

Laçi-Podgorica

Shkupi-Llapi

Sfintul George-Partizani

Deçiç-Drita

Shiroki Brijeg-Vllaznia

Struga- Liepaja (Letoni)

NDARJA E UEFAS

444

Partizani, Laçi dhe Vllaznia do të marrin pjesë për herë të parë këtë edicion në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës. Tri skuadrat e Kategorisë Superiore do ta nisin nga turi i parë, teksa ndeshjet do të zhvillohen në datat 8 dhe 15 korrik.

Sot në orën 13:30 UEFA hodhi shortin në Nion të Zvicrës, ndërsa 68 skuadrat që marrin pjesë në këtë tur, janë ndarë në 8 grupe. Partizani dhe Laçi janë në vazon e ekipeve favorite për të kaluar më tej. Nga ana tjetër, Vllaznia që do të rikthehet të luajë në Europë pas 10 vitesh, është në vazon e ekipeve jofavorite për shkak të koeficientit të ulët. Në bazë të ndarjes që ka bërë UEFA, Partizani, Laçi dhe Vllaznia që tani mund të cilësohen me fat, pasi nga 4 skuadrat që mund të përballen, të gjitha duken të kalueshme.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *