Shorti për zgjedhjet e 25 prillit/ Zbulohet numri që do të kenë në fletën e votimit PS, PD e LSI

SHPËRNDAJE

Është hedhur sot nga KQZ shorti për renditjen e partive në fletët e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, ku është përcaktuar nr. që do të mbajnë subjektet politike. 

PAR

Koalicioni opozitar pjesë e së cilit është edhe Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha do të jetë e 9-ta në listë.

Ndërkaq Partia Socialiste e drejtuar nga Edi Rama do të renditet e 12-ta, ndërsa LSI në pozicionin Nr. 6.

Fati është treguar bujar me Partinë Social Demokrate të Tom Doshit që në këto zgjedhje do të jetë nr.1 në listë.

Bindja Demokratike e Astrit Patozit renditet e 4-ta, Lëvizja për Ndryshim renditet e 11-ta, Nisma Thurje renditet e 7-ta në fletën e votimit.

Renditja 

  1. Partia Social Demokrate
  2. Partia Balli Kombëtar
  3. Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare
  4.  Partia Bindja Demokratike
  5. Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK)
  6.  Lëvizja Socialiste për Integrim
  7.  Partia Nisma Thurje
  8. Partia Lëvizja e Re
  9.  Koalicioni Partia Demokratike- Aleanca për Ndryshim
  10.  Aleanca Demokracia e Re
  11.  Partia Lëvizja për Ndryshim
  12.  Partia Socialiste e Shqipërisë





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *