Shpall kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kamerunit, rrëfehet Eto: U habita me largimin e Mesit, e ardhmja është Mbape





Samuel Eto është kthyer të flasë për futbollin e luajtur, për Barcelonën, Realin, PSG-në, transferimet e bujshme të verës, të ardhmen e futbollit, raportet me Murinjon dhe Guardiolën si dhe për “Botërorin 2024”. Ndërkaq dje kamerunasi ka hedhur edhe kandidaturën për të drejtuar federatën e futbollit të vendit të tij.

ETO

Përshëndetje Samuel. Si e keni parë nga jashtë këtë “tërmet” në merkaton e lojtarëve?

Në fakt në çdo sezon ndodh kështu. Ka skuadra që forcohen, ka dhe skuadra të tjera që shohin se si largohen lojtarët e tyre. Kjo ka qenë gjithnjë jeta e futbollit. Natyrisht që klubet e mëdha janë të favorizuar, pasi kanë më shumë mundësi financiare.

Çfarë mendimi keni për skuadrën që ka ndërtuar Paris SG-ja?

Mund të them se skuadra që ka ndërtuar Al-Kelaifi së bashku me bashkëpunëtorët e tij është thjesht e shkëlqyer.

E prisnit që Mesi do të përfundonte në Paris?

Të them të drejtën jo, sikurse edhe shumë të tjerë. Ishin të paktë ata që e mendonin se Mesi do të largohej nga Barcelona. Por është ajo që përmenda më lart, ky është futbolli.

Duke parë skuadrën e shihni si dështim për Parisin nëse nuk arrin ta fitojë Ligën e Kampioneve?

Lojtarët e mëdhenj janë mësuar të luajnë në skuadra ku presioni është shumë i madh dhe që dinë të fitojnë. Tashmë që Parisi ka në përbërje edhe lojtarë si Mesi e Ramosi shanset për të fituar janë më të mëdha.

Duke qëndruar në temën e PSG-së, çfarë mendimi keni për Mbapenë?

Nuk e di se për çfarë oferte bëhet fjalë, por personalisht jam i kënaqur që ai vazhdoi me PSGnë. Dy “mostrat” Mesi dhe Ronaldo po shkojnë drejt fundit të karrierës. Të gjithë ne që na pëlqen futbolli i bukur dëshirojmë t’i shohim sa më gjatë në fushë si njërin dhe tjetrin sepse me ta në fushë spektakli është i garantuar. Por ata tashmë po arrijnë në moshën kur duhet të ndalen për t’i lënë vend të tjerëve dhe njëri prej të rinjve është Kilian Mbape.

Por është dhe Halandi?

Halandi është një kafshë, por Mbapeja është Mbape. Mendoni se Mbape do të rinovojë në Paris apo do të zgjedhë të shkojë te Reali? Nuk është e thjeshtë për ta thënë. Bëni mirë që këtë pyetje t’ia drejtoni shefave në Paris.

Mund të na thoni diçka në lidhje me Barcelonën dhe situatën që po kalon ajo?

Situata, të paktën siç duket dhe siç raportohet është problematike. Ata janë në një krizë të thellë ekonomike. Gjithsesi, pa dashur të bëj avokatin e Barcelonës kjo situatë dramatike për financat vlen për të gjitha klubet, përjashto 3-4. Kriza e Barcelonës nuk është se mbiu sot ashtu papritur, por uroj ta kalojnë pasi Barça, pavarësisht problemeve mbetet një klub i madh.

Cila mund të jetë zgjidhja për klubin pa Leo Mesin?

Barcelona është bazuar gjithnjë te “fabrika e saj”. Por nuk kam një zgjidhje. Nëse do të ishte gjithçka në dorën time do t’ia kisha thënë mikut tim, Laporta. Akademia e Barcelonës ka nxjerrë yje pa fund dhe uroj të vazhdojë ta bëjë.

Po Realin si e shihni?

Reali ka fatin të bazohet te sulmuesi më i mirë në botë për mua, Karim Benzema.

Mendoni se Benzema ka qenë gjithnjë i nënvlerësuar?

E sigurt është se asnjëherë nuk i kanë dhënë vendin që meriton. Për fat të keq ndodh dhe kjo në futboll.

A e shihni si kandidat për “Topin e Artë”?

Nëse do të ishte për mua e them me plot gojë se e meriton. Por mos harroni se ka pasur dhe lojtarë të tjerë të mëdhenj si Rauli, Maldini, Roberto Karlosi e të tjerë që nuk kanë fituar asnjëherë trofe individualë.

Viniciusi po shkëlqen te Reali, edhe pse të luash në këtë moshë në Madrid është jo fort e lehtë…

Nëse Reali ka firmosur me të e ka pasur një arsye ose më shumë se një. Ata e dinë se ai është një lojtar që mund të luajë edhe nën presion. Mendoj se është një lojtar i mirë. Nëse luan për Realin do të thotë se ia vlen.

Mendoni se futbolli i sotëm po ndryshon stil? Më pak tiki-taka dhe më shumë shpejtësi?

Nuk besoj se tiki-taka ka perënduar. Natyrisht që nuk është si më parë, por kampionati europian ishte një shembull i mirë që na dha Spanja, që na argëtoi me fëmijë 18-vjeçarë. Si tifoz më pëlqen të shoh skuadra që luajnë mirë dhe që duan të shënojnë më shumë gola se kundërshtari.

Premier Liga angleze tani është më lart se çdo kampionat përfshi Ligën spanjolle…

Kjo ha diskutim. Ka nga ata që mendojnë më shumë se çdo gjë vlen fitorja. Të tjerë mendojnë se vlen fitorja, por duke luajtur bukur. Të gjitha këto janë ide. Unë nuk jam kundër njërës apo tjetrës.

Keni punuar me Guardiolën dhe me Murinjon, dy trajnerë krejt të ndryshëm…

Me Guardiolën në vitin e tij të parë fituam gjithçka. Por mos harroni se Pep kishte një skuadër të mrekullueshme. Me Murinjon ishte ndryshe. Diti të tregonte se me lojtarë me karakteristika të tjera mund të fitonte. Jam habitur pak si interist që Murinjo shkoi te Roma, por ai është një mik i madh.

Si pjesë e grupit organizator të “Botërorit 2022”, si po shkojnë punët?

Besoj se gjithçka është gati. Jam i bindur se do të jetë Botërori më i mirë i organizuar deri më sot.

Tani po flitet për një Botëror çdo dy vjet. A ndani të njëjtin mendim?

Nuk mund të flas me siguri, pasi bëhet fjalë për një ndryshim radikal që mund të ndikojë shumë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *