Pas shpalljes non-grata të ish-zyrtarëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku mes tyre ishin dhe depuiteti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi, ka reaguar Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Me anë të një postimi në Twitter, Blinken shkruan se SHBA dhe Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin europian të rajonit.
“Sot Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Zyra e Thesarit të SHBA-së, ndërmorën veprime për të caktuar aktorë në Ballkanin Perëndimor për aktivitete destabilizuese dhe korruptive. SHBA dhe partnerët si Britania e Madhe po mbajnë përgjegjës ata që kërcënojnë stabilitetin, përparimin dhe integrimin evropian të rajonit” – shkruan Blinken.
Today the @StateDept and @USTreasury took action to designate actors in the Western Balkans for destabilizing and corrupt activities. The U.S. and partners like the UK are holding accountable those who threaten the region’s stability, progress, and European integration.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) April 11, 2022
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al