Shpallja non-grata e Milorad Dodik/ Ambasada amerikane në Tiranë përshëndet vendimin: Ishte një përgjigje ndaj aktiviteteve kriminale









Ambasada amerikane ka përshëndetur vendimin e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për shpalljen non-grata të udhëheqësit serb të Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik.

ambasada-amerikane-ne-shqiperi-e1551715261261

Me anë të një postimi në rrjete sociale, ambasada shkruan se kjo është një përgjigje ndaj aktiviteteve korruptive të tij si dhe kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit të Bosnjes.

Vendimin e ka përshëndetur dhe diplomatja amerikane Yuri Kim e cila ka ripostuar në Twitter reagimin e ambasadës.

Postimi i Ambasadës amerikane:

Sot, Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, përcaktoi publikisht Milorad Dodik, anëtar i Presidencës së BH & një platformë mediatike të lidhur me të, në përgjigje të aktiviteteve korruptive të tij & kërcënimeve të vazhdueshme ndaj stabilitetit & integritetit territorial të BH.

Më herët edhe Shqipëria e ka mirëpritur vendimin e SHBA-së për Dodik. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaccka me anë të një postimi në Twitter,  thotë se Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial” të Bosnje Hercegovinës.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.