Shpejtësi e rrëmujë, 14 persona grabisin në mënyrë rekord dyqanin e firmës së njohur (VIDEO)

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e një grabitjeje spektakolare në një dyqan të “Louis Vuitton”, në Çikago.

Në video shihen se si 14 persona të armatosur rrëmbejnë me shpejtësi rekord dyqanin.
Shefi i policisë, James Kruger, tha pas ngjarjes se grabitja u krye nga 14 persona të cilët u larguan më pas me 3 automjete. Kruger theksoi se hetimet janë duke vijuar për identifikimin e autorëve dhe ka të dhëna për automjetet me të cilat ata u larguan, por nuk dha më shumë informacione. Sipas policisë, grabitësit arritën të marrin aksesorë që kap një vlerë rreth 100 mijë dollarë.
“Kjo është një zonë shumë e sigurt. Ne vijmë shpesh këtu, ndërsa fëmijët tanë luajnë jashtë”, tha Mahboob Abbas, një blerës.

Edhe pse qytetarët flasin për një zonë të qetë, në fakt nuk është kështu. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur edhe muajin e kaluar rreth 50 kilometra nga grabitja e fundit. Në atë ngjarje, policia e Northbrook shkroi në një deklaratë për mediat se 13 persona grabitën dyqanin e “Louis Vuitton” në qendrën tregtare Northbrook Court, duke marrë aksesorë me vlerë 66 mijë dollarë.

“Ende nuk mund të themi që dy grabitjet kanë lidhje edhe pse ato kanë ngjashmëri me njëra tjetrën”, tha Kruger.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.