Shpendë të karbonizuar nga flakët, një qen i gjendur në mes të zjarrit dhe një pemë ulliri mijëravjeçare e shkrumbuar, ja ç’po ndodh në Sardenja (FOTO)

Flakët kanë “gllabëruar” pyje të shumta në ishullin e Sardenjës në Itali.

Mediat përtej Adriatikut kanë publikuar pamjet ku shihet shkalla e plotë e djegies.

Edhe kafshët e kanë pësuar nga flakët masive. Në imazhet e publikuara shihet një qen i djegur pjesërisht. Ndërsa dy zogj, janë karbonizuar.

Ajo që bie në sy nga pamjet, është se flakët nuk ‘kanë kursyer’ as një pemë ulliri mijëravjeçare.

Autoritetet janë duke punuar për neutralizimin e zjarrit, e për këtë kanë kërkuar dhe ndihmën e shteteve aleate.

Franca i ka ardhur menjëherë në ndihmë. Ata kanë dërguar për në Itali 2 aeroplanë ujëmbajtës, me qëllim normalizimin në kohë sa më të shpejtë të situatës së krijuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *