Shpenzimet marramendëse, Junajtid ka hedhur 1 miliard euro në 10 vite/ Siti i dyti, Lidsi investoi më shumë se Reali. Ja lista e plotë









Mançester Junajtid ka shpenzuar më shumë se çdo klub tjetër në Europë në 10 vitet e fundit. “Djajtë” kanë investuar 897 milionë paund neto (mbi 1 miliard euro) për të ndërtuar skuadrën e tyre gjatë dekadës së fundit ku përfshihen emra si Herri Meguajër, Pol Pogba, Xhejdën Sanço dhe Romelu Lukaku.

mancester junajtid

Në vend të dytë renditen komshinjtë e Mançester Sitit me 76 milionë paund më pak. Por diferenca është se komshinjtë e tyre kanë fituar 14 trofe ndaj 6 të Junajtidit që prej verës së vitit 2012. Dhe skuadra e Pep Guardiolës ka shansin të shtojë edhe dy trofe të tjerë këtë sezon, Premier Ligën dhe Ligën e Kampioneve.

Detyra e trajnerit të ri, Ten Hag, do të jetë ta rikthejë klubin sa më shpejt te trofetë dhe holandezit do t’i duhet më shumë se një merkato për të hedhur bazat e skuadrës që dëshiron të shohë në “Old Trafford”. Sipas shtypit anglez, Ten Hag do të ketë në dispozicion 200 milionë paund këtë verë, ndërsa nga skuadra aktuale mund të largohen deri në 10 lojtarë. Vendin e tretë dhe të katërt në këtë klasifikim e zënë PSG dhe Barcelona. Katër skuadra të tjera të Premier Ligës e shohin veten në 10-shen e parë të këtij klasifikimi.

Arsenali, Evertoni, Aston Vila dhe Çelsi kanë shpenzuar të gjitha shifra të konsiderueshme në merkato. Por ashtu si Siti, edhe blutë e Londrës kanë si e justifikojnë, me trofetë e fituar. Juventusi dhe Milani janë dy skuadrat italiane që kanë shpenzuar më shumë dhe renditen respektivisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë.

shpenzimet logo

Dhjetë prej 15 ekipeve të mbetura në këtë klasifikim vijnë gjithashtu nga Anglia, e cila sigurisht ka edhe forcën më të madhe financiare në krahasim me ligat kryesore të Europës. Lidsi për shembull e shikon veten mbi Realin e Madridit, që ka shpenzuar neto në këto 10 vite vetëm 179 milionë euro, por kanë fituar 4 herë Champions-in.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.