Shpërblimet nga FSHF dhe UEFA, ja sa përfiton Teuta si kampione dhe klubet shqiptare në Europë






Titulli kampion për Teutën këtë sezon ka një bonus të jashtëzakonshëm për të ardhurat e klubit durrsak, që më së shumti ishte mësuar me pjesëmarrje në Ligën e Europës.

Teuta festa e golit ndaj Kastrioti

Tashmë që “djemtë e detit” do të përfaqësojnë Shqipërinë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, Liga e Kampioneve, pritet të arkëtojnë rreth 1.2 milionë euro të sigurta. Kjo llogari bëhet në rastin më të keq, pasi nëse Teuta arrin të kalojë turin në Champions, atëherë të ardhurat shtohen. UEFA i jep një bonus prej 260 mijë eurosh Teutës vetëm për faktin se është shpallur kampione e Shqipërisë.

Ndërsa vetëm për pjesëmarrjen në turin e parë të Ligës së Kampioneve, UEFA akordon si shpërblim për klubet 280 mijë euro. Në rast se durrsakët eliminohen që në turin e parë, më pas kalojnë në turin e dytë të kompeticionit tjetër, Liga e Konferencës.

Për këtë klubit i shtohen edhe 450 mijë euro të ardhura. Nga ana tjetër, për të drejtën televizive, durrsakët përfitojnë diku te 70 mijë euro, ndërsa FSHF jep si shpërblim për kampionen 100 milionë lekë të vjetër. Kësisoj, Teuta tashmë ka në dorë një buxhet të shëndoshë.

sh

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *