Shpërfillen planet ruse për referendume në Ukrainë

23:56 20/09/2022

Udhëheqësit separatistë njoftuan organizimin e referendumeve për bashkim me Rusinë nga 23 – 27 Shtator

Lumturi pa fund në Kiev, restorantet McDonald’s u rihapën, për herë të parë që nga fillimi i luftës. Banorët në Kiev mbajtën radhë për të marrë ushqimin, por ndërkohë në fron gjendja ndërlikohet.

Udhëheqësit separatistë në rajonet e pushtuara nga Rusia në Ukrainë njoftuan plane për organizimin e referendumeve për bashkimme Rusinë, një lëvizje që Ukraina e quajti dredhi të Moskës pas humbjeve shkatërruese në fushën e betejës.

Disa banorë i mbështesin gjithsesi referendumet.

“Ne duhet të jemi nën mbrojtjen e Rusisë. Ne kemi jetuar në BRSS dhe do të jetojmë me Rusinë.”

“Rusët mund të bëjnë çfarë të duan. Kjo nuk do të ndryshojë asgjë,” tha Ministri i Jashtëm i Ukrainës DmytroKuleba në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në fillim të një takimi me ambasadoren e ShBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i ShBA-së, Jake Sullivan tha se Uashingtoni dhe aleatët e tij do të refuzojë çdo referendum, të cilat sipas tij nuk do t’i sjellin Rusisë asnjë përfitim në fushën e betejës.

Në lëvizjen e koordinuar në dukje, zyrtarët kukull të emëruar nga Rusia njoftuan referendumet e planifikuara për t’u mbajtur më 23 deri më 27 shtator në provincat Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia, që përbëjnë rreth 15% të territorit ukrainas.

Rusia tashmë i konsideron Luhanskun dhe Donetsk, të cilat së bashku përbëjnë rajonin e Donbasit të pushtuar pjesërisht nga Moska në vitin 2014, si shtete të pavarura.

Udhëheqësi i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), Denis Pushilin kërkoi “që sa më shpejt të jetë e mundur, në rast të një vendimi pozitiv në referendum, për të cilën nuk kemi asnjë dyshim, ta konsideroni DPR-në të bëhet pjesë e Rusisë.”

Disa figura pro-Kremlinit i cilësuan referendumet si një ultimatum për Perëndimin që të pranojë fitimet territoriale ruse ose të përballet me një luftë të plotë me një armik të armatosur me armë bërthamore. Zyrtarët pro-rusë kanë thënë se referendumet mund të mbahen në mënyrë elektronike.

Në Kiev thonë se çdo referendum për bashkimin me Rusinë në territoret ukrainase të pushtuara do të shkatërrojë çdo dritare të mbetur për bisedime midis Kievit dhe Moskës.

Nga Shtëpia e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivantha se referendumet nuk do t’i japin Rusisë ndonjë autoritet shtesë në tryezën e negociatave. Ai gjithashtu shtoi se Uashingtoni është në dijeni të raporteve se Putini mund të urdhërojë mobilizimin e përgjithshëm, për të cilin ai shtoi se nuk do të ndikojë për të minuar aftësinë e Ukrainës për të zmbrapsur agresionin rus.

Nga Nju Jorku ku ndodhet për të marrë pjesë në sesion e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti francez Emmanuel Macron, i quajti cinike planet për mbajtjen e referendumeve, pa pasoja juridike dhe një parodi. Ai kërkoi të fliste urgjent me Putinin, por në linjën e Kremlinit nuk u përgjigj njeri. Macroni theksoi se do të vazhdojë të dërgojë armatime në Ukrainë.

Referendumet u shpallën një ditë pasi Ukraina tha se trupat e saj kishin rimarrë një bazë në Luhansk dhe po përgatiten të përparojnë në të gjithë krahinën.

Rusia kontrollon pjesën më të madhe të Zaporizhzhia-s por jo kryeqytetin e saj rajonal. Në Kherson, ku kryeqyteti rajonal është i vetmi qytet i madh i pushtuar nga Rusia deri më tani, Ukraina ka nisur një kundërofensivë të madhe.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts