
Një seli lokale e partisë së krahut të majtë të Spanjës, Unidas Podemos, është shpërthyer nga një bombë.
Sipas mediave të huaja, shpërthimi ka dëmtuar pjesën e jashtme të strukturës së ndërtesës.
Partia Unidas Podemos, ka akuzuar për kryerjen e këtij sulmi eksponentë të partisë së djathtë.
“Terrorizmi vandal i ekstremit të djathtë s’do të na frikësojë”, tha udhëheqësi i partisë Undias Podemos, Pablo Leglesias.
Policia njoftoi se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për sulmin, ndërsa thuhet se është hera e parë në zonë që goditet një godinë partiake.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al