Shpërthejnë sërish infektimet në Evropën perëndimore

13:25 04/11/2021

Rekorde në Gjermani, Francë, Holandë e Austri

Vala e re e shpërthimit të infektimeve ka prekur edhe Europën Perëndimore. Gjermania shënoi këtë të Enjte shifrën më të lartë të infektimeve të reja që prej 18 Dhjetorit, gati 34 mijë, siç përllogarit instituti kombëtar gjerman për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Ekspertët e kanë ende të paqartë se çfarë ka ndikuar për këtë përhapje me ritme të shpejta pavarësisht niveleve të larta të vaksinimit. Nëse vazhdohet kështu, rikthimi i masave kufizuese është i pashmangshëm, pasi me të njëjtat ritme po shtohet edhe numri i të shtruarve në terapinë intensive. Rekord edhe në Austri ku 24-orëshin e fundit u shënua shifra e dytë më e lartë për gjithë periudhën e pandemisë më e lartë prej gati 8 200 infektime ditore.

Autoritetet kanë nisur kufizimet për të pavaksinuarit. Holanda preku sërish rekord me mbi 9 mijë infektime, që përbën shifrën më të lartë prej mesit të Korrikut, teksa qeveria riktheu detyrimin e maskave në ambiente publike. Shifra në rritje edhe në Itali, ku autoritetet thonë se po rikthehen vatrat në veri të vendit. OBSH rekomandoi për përdorim global edhe vaksinën indiane Covaxin.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *