Shpërthen boksi në parlament

17:40 25/08/2021

Ligjvënësit armenë zihen në parlament pas përplasjeve pozitë-opozitë

Deputetët e shumicës dhe opozitës e kanë kthyer parlamentin e Armenisë në një “arenë boksi” pasi janë konfrontuar fizikisht me njëri –tjetrin.

Skenat e kaosit shpërthyen pasi një ligjvënës i partisë në pushtet i përshkroi disa nga ministrat e mëparshëm të mbrojtjes të vendit si “tradhtarë”. Përplasjet pozitë -opozitë krijuan një skenë aspak dinjitoze.

Për të qetësuar situatën garda e parlamentit është  detyruar të ndërhyjë me forcë për t’i shpëtuar parlamentarët nga grushtet e shishet me ujë që hidhnin mbi njëri-tjetrin.

Pati dhe ata deputetë të cilët nuk nguruan të ngrinin telefonat lart për të filmuar këto momente epike.

Parlamenti aktual u mblodh për herë të parë në fillim të këtij muaji pas zgjedhjeve të kësaj Vere që i fitoi partia e Kryeministrit Nikol Pashinyan.

Tensionet e brendshme politike janë rritur në Armeni që nga lufta që humbën vitin e kaluar nga Azerbajxhani. Në këtë luftë forcat azere i dëbuan forcat etnike armene nga territoret që kishin kontrolluar që nga vitet 1990 përreth rajonit të Nagorno-Karabakh.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *