Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në Haiti pas shpërthimit të një cisterne karburanti.
Autoritetet policore kanë njoftuar se automjeti që transportonte benzinë u përfshi nga flakët, ndërsa një pjesë e personave që gjendeshin aty, u përpoqën ta ndalonin rrjedhjen e karburantit.
Spitalet janë të stërmbushura me pacientë, ndërsa numri i viktimave mund të rritet. Kryeministri i Haitit, Ariel Henry, ka shpallur tri ditë zie.
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al