Shpërthen cisterna e naftës në brigjet e Nigerisë, mbytet anija

Një anije në Nigeri është përfshirë nga flakë të mëdha pas shpërthimit të cisternës së naftës.

Mediat e huaja shkruajnë se anija mund të transportojë deri në dy milionë fuçi në ditë.

Ndërkohë nga ky shpërthim nuk është raportuar të ketë pasur viktima, ndërsa 10 persona kanë qenë në bord para incidentit.

Trinity Spirit është një njësi prodhimi lundruese e magazinimit dhe shkarkimit, e përdorur nga industria e naftës dhe gazit për prodhimin dhe rafinimin, si dhe për ruajtjen e naftës. Sipas faqes së internetit të SEPCOL, ajo mund të përpunojë deri në 22,000 fuçi naftë në ditë.

Në kohën e shpërthimit, ajo kishte rreth 50,000 fuçi të ruajtura dhe nuk pomponte naftë të papërpunuar nga fusha e naftës, sipas një burimi industrial që vepron në sektorin e naftës nigerian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.