Shpërthen e shkrumbohet nga flakët anija në Siri Lanka, ka të lënduar (VIDEO)

Një anije, e cila po udhëtonte nga India për në Siri Lanka, ka shpërthyer.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo mbante në bord, plot 20 tonë acid nitrik, e kjo ishte arsyeja që mori flakë në afërsi të portit të Colombo-s. Ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë evakuuar të gjithë ekuipazhin.

Fatmirësisht nga incidenti nuk ka pasur viktima, por kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftim thuhet se anija u ngarkua me ngarkesën e nitratit më 15 maj, në portin indian Hazira dhe nga ajo ditë e deri më sot ka qenë duke udhëtuar në oqean, me qëllim, mbërritjen në Singapor, ku dhe do të dorëzonte mallin që kishte në bord.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *