Shpërthen inceneratori në Gjermani

14:59 27/07/2021

Tymi i zi ka mbuluar qytetin gjerman të Leverkusen

Pesë persona janë zhdukur dhe disa të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një park industrial në qytetin perëndimor gjerman të Leverkusen. Shtëllungat e mëdha të tymit mbuluan qiellin mbi qytet.

Zyra Federale e Gjermanisë për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën e Katastrofave e klasifikoi shpërthimin si “një kërcënim ekstrem” dhe u kërkoi banorëve të qëndrojnë brenda dhe të mbajnë dritaret dhe dyert të mbyllura për të mos rrezikuar intoksikimin.

Policia në Këln tha se ata nuk kanë ende ndonjë informacion mbi shkakun. Një numër i madh uniformash blu dhe ambulancash ndodhen në vendngjarje, ndërkohë zjarrfikësit nga i gjithë rajoni janë thirrur për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Leverkusen është shtëpia e Bayer, një nga kompanitë më të mëdha kimike të Gjermanisë. Ajo ka rreth 163,000 banorë dhe kufizohet me Këln, i cili është qyteti i katërt më i madh i Gjermanisë dhe ka rreth 1 milion banorë. Shumë banorë punojnë në Bayer, i cili është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në rajon.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *