Shpërthen kapsolla mbi çatinë e një banese në Krujë, çfarë thotë policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Krujë, ku në banesën e një shtetasi është hedhur një kapsolle. Ngjarja ndodhi rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për banesën e shtetasit me inicialet B. K.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 05.09.2023, rreth orës 02:05, në lagjen nr. 1, në Krujë, në çatinë e banesës së shtetasit B. K., dyshohet se është hedhur dhe ka plasur një kapsollë detonatore, dhe si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts