Shpërthen makina 129.000 $ e Teslës, shoferi ndodhej brenda saj

22:00 02/07/2021

Makina më e fundit e Tesla, me një vlerë prej 129.000 $ shpërtheu ndërsa shoferi ndodhej ende në timon. Aksidenti i tmerrshëm ndodhi vetëm 3 ditë pas blerjes së mjetit nga pronari i saj, një biznesmen, ku ky i fundit arriti të mbijetonte.

Në fillim, shoferi nuk arriti të dilte nga makina që digjej pasi sistemi i derës elektronike u prish dhe iu desh të ushtronte forcë për ta bërë të hapej. Ai kuptoi që diçka nuk shkonte me mjetin dhe pa të dilte tym nga pjesa e pasme e saj. Vetura vazhdoi të ecte edhe për disa metra përpara se të shpërthente në një top të zjarrtë pranë shtëpisë së shoferit.

Avokati i tij ka nisur një hetim për rastin dhe u shpreh se do të bëjnë gjithçka që ky model makine të mos gjendet në rrugë. Çështja po ndiqet gjithashtu edhe nga autoritetet përkatëse që po përpiqen të mbledhin sa më shumë informacion.

Ky model i veçantë i Teslës, “S Plaid” u lançua në Qershor dhe pronari i kompanisë, Elon Musk e përshkroi si “më të shpejtë se çdo Porsche, më të sigurt se çdo Volvo”./tvklan.al


Të ngjashme “”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *