Shpërthen sherri në pishinë pas disa gotave me alkool, burra e gra përfshihen në përleshje(VIDEO)

Pas disa gotave me alkool ka shpërthyer një dhunë e ashpër në një pishinë të Ohio-s. Dhuna sipas mediave ka nisur pasi disa persona nuk respektuan radhën në lojërat e ujit. Në pamjet e postuar në rrjete sociale, shihen disa pushues duke u përleshur fizikisht me njëri-tjetrin, në një përleshje, ku nuk mungojnë përdorimi i grushteve dhe sendeve të forta.

Madje një grua e identifikuar si Brittany Cabay shihet duke sulmuar një burrë që po konfliktohej me një mashkull tjetër, por kjo i kushtoi shtrenjtë pasi ai e kapi dhe e përplasi me tërë forcën për tokë.

23-vjeçarja nga Michigani për pak sekonda humbi vetëdijen nga përplasja, kurse e tëra fytyra e saj ishte mbuluar me gjak. Mediat amerikane raportojnë se i dashuri i saj Zackary Colzin, kishte marrë më pas një karrige me të cilën iu vërsul burrit që i dëmtoi partneren.

Por edhe ai kishte fatin e njëjtë me të dashurës, pasi gjatë sulmit rrëshqiti dhe u rrëzua në tokë duke humbur edhe ai vetëdijen për pak sekonda. Situata është vënë në kontroll nga ana e policisë, e cila përdori elektroshok për të shuar përleshjen dhe vendosur në kontroll situatën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *