Shpërthen vullkani më aktiv, Mauna Loa

07:59 29/11/2022

Banorët janë vendosur në gatishmëri për rrezikun e tij, sipas ekspertëve shpërthimi erdhi pas një seri tërmetesh

Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa i Haëait, ka shpërthyer për herë të parë në pothuajse 40 vjet.

Rrjedha e llavës është kryesisht e kufizuar brenda kulmit të saj, por banorët janë vënë në gatishmëri dhe janë paralajmëruar më herët për rrezikun e tij. Shërbimi Gjeologjik i SHBA ka bërë të ditur se situata mund të ndryshojë me shpejtësi gjatë orëve në vijim.

Niveli i alarmit të vullkanit është ulur ndërsa asnjë urdhër evakuimi nuk është lëshuar ende dhe zonat e populluara nuk ka gjasa të preken në këtë fazë, thonë zyrtarët e emergjencës. Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Haëait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan. Vullkani ngrihet 4,169m mbi nivelin e detit dhe përfshin një sipërfaqe prej 5,179 km katrore.

Shpërthimi i këtij vullkani, sipas ekspertëve erdhi pas një seri tërmetesh që lëkundën rajonin ditët e fundit. Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843. Shpërthimi i mëparshëm në 1984 dërgoi rrjedha lavash brenda qytetit më të populluar të ishullit Hilo.

Popullsia e Ishullit të Madh është më shumë se dyfishuar që nga viti 1980 në rreth 200,000 banorë dhe agjencia e mbrojtjes civile e Hawait ka paralajmëruar banorët se mund të përballen me një katastrofë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *