Shpërthen vullkani në Indonezi, shënohen 13 viktima

shperthen vullkani ne indonezi shenohen 13 viktima
shperthen vullkani ne indonezi shenohen 13 viktima

08:35 05/12/2021

Një vullkan që ka shpërthyer në Indonezi i ka marrë jetën 13 personave dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Vullkani ka shpërthyer në ishullin Java në Indonezi bëhet me dije nga autoritetet vendase.

Sipas BBC të paktën 57 persona janë plagosur, shumë prej të cilëve kanë pësuar djegie të rënda. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë Vullkani ka shkaktuar dëme materiale në shumë fshatra, të cilat janë të mbuluara me hi vullkanit dhe qindra banorë janë evakuuar nga banesat e tyre.

Banorët janë filmuar teksa largohen dhe ata janë shprehur se kanë mbetur në errësirë, pasi hiri nga mbuluar gjithçka dhe rrezet e diellin nuk mund të depërtojnë në të./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts