Shpërthen zjarr në një spital Covid në Rumani, të paktën 9 persona të vdekur

13:05 01/10/2021

Në Bukuresht të Rumanisë, një spital Covid është përfshirë nga zjarri, ku kanë ngelur të vdekur 9 persona. Zjarri shpërtheu në kujdesin intensiv të spitalit ku po trajtoheshin pacientët me Covid dhe ky është zjarri i tretë më vdekjeprurës në spitale në vend në më pak se një vit, sipas Reuters.

Zjarrfikësit e shuan zjarrin në spitalin në qytetin lindor të Konstancës rreth orës 07: 55 duke sjellë ekipe shtesë nga qarqet aty pranë.

Pamjet e marra tregojnë pacientët që hidheshin nga dritaret për të shpëtuar veten nga flakët dhe zjarrfikësit që transportonin njerëzit.

Ministri i Përkohshëm i Shëndetësisë Cseke Attila tha se 113 pacientë ishin në spital në kohën e zjarrit, përfshirë 10 në njësinë e kujdesit intensiv.

Ekipet e urgjencës kanë evakuuar mbi 50 pacientë deri më tani dhe i transferuar në spitale të tjera. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *