“Shpërtheu veten me tritol”, raportohet për vdekjen e liderit të grupit Boko Haram

Lideri i grupit militant në Nigeri, Boko Haram, Abubakar Shekau, ka vrarë veten. Kështu deklaruan rivalët militantë në një audio-incizim.

Në materialin e siguruar nga agjencitë e lajmeve, Shteti Islamik Provinca e Afrikës Veiore (Iswap) ka thënë se Shekau ka vdekur pasi ai ka vendosur lëndë shpërthyese në trupin e tij. Sipas grupit, ngjarja ka ndodhur pas përleshjes mes militantëve të të dyja formacioneve. Shekau është raportuar i vdekur muajin e kaluar, si dhe i vrarë prej një kohe.

As Boko Haram, as Qeveria e Nigerisë nuk kanë konfirmuar vdekjen e tij. Një prind në Nigeri mban në duar fotografitë e dy vajzave të rrëmbyera. Analistët thonë se nëse konfirmohet vdekja e Sheakut, është e paqartë nëse do të shënonte fundin e Boko Haramit.

Disa parashikojnë se vdekja e Shekaut mund të rezultojë me dhënie fund të rivalitetit të dhunshëm mes grupeve Boko Haram dhe Shtetit Islamik Provinca e Afrikës Veriore, mirëpo të tjerë thonë se militantët e Boko Haramit do t’iu qëndrojnë besnikë ideve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *