Shpërthim i fuqishëm në Melitopol

09:52 30/05/2022

Kreu i vendosur nga Rusia në Melitopol ka thënë se gjatë mëngjesit ka pasur një shpërthim të fuqishëm. Vladimir Rogov tha se në qendër të qytetit shihen shtëllynga tymi. Shpërthimi tronditi muret dhe dritaret e ndërtesave.

Sipas disa raporteve, shpërthimi ndodhi në zonën ku ndodhet “kreu i rajonit të Zaporizhzhia” i emëruar nga Rusia, Yevgeny Balitsky. Forcat ruse morën qytetin në fillim të luftës, në Shkurt. Por që prej atëherë ka pasur rezistencë të ashpër nga banorët./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts