Shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit

16:20 26/08/2021

Një shpërthim ka ndodhur jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan ndërkohë që evakuimet vazhdojnë. Përveç shpërthimit, janë raportuar edhe disa të shtëna me armë.

Shpërthimi ndodhi në një nga tre hyrjet e mbyllura të aeroportit, e cila u mbyll pas kërcënimeve paralajmëruese të një sulmi terrorist. Në këtë hyrje ishin pozicionuar trupat britanike.

Sipas një zyrtari amerikan, shpërthimi u shkaktua nga një kamikaz, ndërkohë që ende nuk ka detaje të mëtejshme për lëndime të personave të tjerë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *