
Së paku një person ka humbur jetën, ndërsa 12 të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit të një autobombe në Bagdad, Irak.
Bomba e vendosur në veturë shpërtheu në lagjen Habibiye, në një pjesë të Bagdadit të quajtur Sadr, njoftoi Rrjeti i Mediave të Sigurisë pranë autoriteteve irakiane.
Si pasojë e shpërthimit janë regjistruar edhe dëme materiale mbi objektet e banimit afër vendit të shpërthimit.//AA
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al