Shpërthim në Korenë e Jugut, 4 të vdekur

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një fabrikë petrokimike në Korenë e Jugut.

Shpërthimi ndodhi në qytetin jugor Yeosu, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Të plagosurit janë dërguar në një spital lokal, thuhet më tej.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur për shkak të testimit të sistemit të ngrohjes së fabrikës, por autoritetet po përpiqen të zbulojnë shkakun e saktë të shpërthimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.