Shpërthim në një bankë në Pakistan, humbin jetën të paktën 14 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Një shpërthim është qëndruar në një bankë të qytetit Karaçi në Pakistan, duke lënë të vdekur të paktën 14 persona.

BBC shkruan se shumë persona të tjerë kanë pësuar lëndime nga ky shpërthim, ndërsa shkaku thuhet se është një rrjedhje gazi nga kanali i ujërave të zeza.

Dëshmitarët thanë për mediet lokale se shumë njerëz përfunduan në rrënoja. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.
Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan dritaret dhe dyert e shpërthyera në ndërtesën e Habib Bank; automjetet e dëmtuara dhe dokumentet e shpërndara nëpër rrugë.

“Ekipet tona janë në punë duke u përpjekur të përcaktojnë natyrën e shpërthimit”, tha oficeri i policisë Sarfaraz Naëaz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.